YouVersion Logo
Search Icon

të bërëtë 40

40
1Edhe pas këtyre punëve, verëkthenjësi i mbëretit Egjyptërisë, edhe bukëpiekësi i kishinë bërë faj të zot tyre mbëretit Egjyptërisë. 2Edhe Faraoni u zemërua kundrë këtyre të dy të dredhure, kundrë krye-verëkthenjësit, edhe kundrë krye-bukëpiekësit. 3Edhe i vuri ata të ruhenë ndë shtëpi të parit ruanjëset (mbëretit), ndë burgut, nd’atë vënt ku (ishte) mbyllë Josifi. 4Edhe i pari i ruanjëset mbëretit i la ndë dorë të Josifit, edhe (ky) u shërbente atyreve; edhe kishinë ca kohë (që ishinë) ndë burgut, 5edhe verëkthenjësi e bukëpiekësi i mbëretit Egjyptërisë, që ishinë mbyllë ndë burgut, panë ëndërrë të dy, i sicili ëndërrën’ e ti atë natë, i sicili pas të sgjidhurit ëndërrësë ti. 6Edhe Josifi kur hyri tek ata ndë mëngjes, e pa ata, edhe na tek ishinë të trubulluarë. 7Edhe (ay) pyeti të dredhurit’ e Faraonit, që (ishinë) bashkë me atë ndë burgut ndë shtëpi të zot, e tha: Përse i keni sytë të vrërëtë sot? 8Edhe ata i thanë ati: Pam ëndërra, edhe s’ka njeri të na i sgjidhnjë. Edhe Josifi u tha atyre: A nuk’ është pun’ Perëndisë të sgjidhuritë? U lutem, tregomëni. 9Edhe verëkthenjësi parë i tregoi Josifit ëndërrën’ e ti, e i tha: (Pashë) nd’ëndërrët, edhe na një hardhi përpara meje, 10edhe ndë hardhit (ishinë) tri dega, edhe dukej sikur biu, (edhe) duallnë lulet’ e asaj, (edhe) u poqnë pupat’ e rrushit, 11edhe potiri i Faraonit (ishte) ndë dorët time, edhe mora rrushtë, e i shtrydha ndë potir të Faraonit, edhe dhashë potirë ndë dorë të Faraonit. 12Edhe Josifi i tha ati: Këta (është) të sgjidhurit’ e asaj: Tri degatë janë tri dit, 13pas tri diç, Faraoni do të lartonjë kryetë tat, edhe do të të vërë ndë punët tënde, edhe do të apç potirinë ndë dorët të Faraonit pas zakonit parë, kur ishie verëkthenjësi i ati, 14po kujtomë, kur të të bënetë (këjo) e mirë, edhe, të lutem, bën përdëllim tek unë, edhe zëria n’gojë Faraonit për mua, edhe nxirmë nga këjo shtëpi, 15sepse me të vërtetë u vothç nga dheu i Evrevet, edhe këtu përsëri nukë bëra gjëkafshë që të më venë ndë (këtë) gropë. 16Edhe kur pa bukëpiekësi parë se të sgjidhurit’ (ishte) të mirë, i tha Josifit: Edhe unë (pashë) nd’ëndërrët, edhe na tri kanistra të bardha mbi kryet tim, 17edhe ndë kanistrët të sipërme (ishinë) nga çdo farë të ngrëni të mieshtërisë bukëpiekëjesë për Faraonë, edhe shpest’ i hajn’ ato nga kanistra përmbi kryet tim. 18Edhe Josifi u përgjeq e tha: Këta (është) të sgjidhurit’ e kësaj: Të tri kanistratë (janë) tri dit, 19pas tri diç, Faraoni do të heqë kryetë tat prej teje, edhe do të të varnjë ndë drut, edhe shpestë do të hanë mishinë tënt siprë teje. 20Edhe të tretënë ditë, ditën’ e së lindurit Faraonit, u bëri gosti gjithë shërbëtorëvet ti, edhe lartoi kryet’ e krye-verëkthenjësit edhe kryet’ e krye-bukëpiekësit ndërmest të shërbëtorëvet ti. 21Edhe verëkthenjësin’ e parë e vuri mbë punë të ti të kthente verë, edhe dha potirë ndë dorë të Faraonit, 22edhe bukëpiekësin’ e parë e vari, sikundrë ua sgjidhi atyre Josifi. 23Por verëkthenjësi parë nuk’ e kujtoi Josifnë, po e harroi.

Currently Selected:

të bërëtë 40: AL1884

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy