YouVersion Logo
Search Icon

të bërëtë 30

30
1Edhe Rahila kur pa se nuk’ i bënte djem Jakovit, Rahila kishte cmir të motërënë, edhe i tha Jakovit: Nemë djem, se ndë mos, do të vdes. 2Edhe Jakovi u zemërua kundrë Rahilësë, e tha: Sos (jam) unë ndë vënt të Perëndisë, i cili të shteri nga pema e barkut? 3Edhe ajo tha: Na shërbëtoreja ime Bilhaha, hyr te ajo, edhe do të piellë mbi gjunjt të mi, që të fitonj edhe unë djem nga ajo. 4Edhe i dha ati Bilhahënë shërbëtoren’ e saj për grua, edhe Jakovi hyri te ajo. 5Edhe Bilhaha u mbars, e i polli dialë Jakovit,
6edhe Rahila tha: Perëndia më gjukoi, edhe më dëgjoi zënë, edhe më dha dialë, përandaj ja vuri emërinë Dan.
7Edhe Bilhaha shërbëtoreja e Rahilësë u mbars përsëri, edhe i polli Jakovit një dialë të dytë, 8edhe Rahila tha: Me të math të përpiekë u përpoqa me time motërë, edhe dolla e fortë; edhe ja vuri emërinë Nefthali.
9Edhe Leaha kur pa se pushoi së pielli, mori Zilpahënë shërbëtoren’ e saj, edhe ja dha Jakovit për grua. 10Edhe Zilpaha, shërbëtoreja e Leahësë, i polli dialë Jakovit. 11Edhe Leaha tha: Po vien fat i mirë, edhe ja vuri emërin’ ati Gadh.
12Edhe Zilpaha shërbëtoreja e Leahësë, i polli Jakovit një dialë të dytë. 13Edhe Leaha tha: Lum unë, se do të më lumëronjënë gratë, edhe ja vuri emërin’ Ashir.
14Edhe Ruvini vate ndë dit të korrit grurit, edhe gjeti motrëgore nd’arët, edhe ja pruri Leahësë s’ëmësë ti. Edhe Rahila i tha Leahësë: Të lutem, nemë nga motrëgoret’ e tyt biri. 15Edhe ajo i tha asaj: Nuk’ (është) mjaft që më more burrinë? Po do të marrç edhe motrëgoret’ e tim biri? Edhe Rahila tha: Le të flerë pra bashkë me ty sonte, për motrëgoret e tyt biri. 16Edhe Jakovi erdhi mbrëmanet nga ara, edhe Leaha i dolli përpara, edhe i tha: Tek unë do të hynjç, sepse me të vërtetë të kam pajtuarë me motrëgoret e tim biri. Edhe ay fjeti bashkë me atë atë natë.
17Edhe Perëndia i dëgjoi Leahësë, edhe u mbars, e i polli Jakovit një dialë të pesëtë, 18edhe Leaha tha: Perëndia më dha pagënë, sepse i dhashë burrit tim shërbëtorenë time; edhe ja vuri emërin’ ati Issahar.
19Edhe Leaha u mbars përsëri, e i polli Jakovit një dialë të gjashtë, 20edhe Leaha tha: Perëndia më dha dhuratë të mirë, tashi burri im do të rrijë bashkë me mua, sepse i polla ati gjashtë bij, edhe ia vuri emërin’ ati Zavullon.
21Edhe pastaj polli një bilë, edhe ja vuri emërin’ asaj Dinahë. 22Edhe Perëndia kujtoi Rahilënë, edhe Perëndia i dëgjoi asaj, e i hapi shtratinë, 23edhe u mbars, e polli dialë, edhe tha: Perëndia më hoqi turpërinë. 24Edhe ja vuri emërinë Josif, tuke thënë: Perëndia më dhashtë pas këti edhe një tiatërë bir!
25Edhe Rahila passi polli Josifinë, Jakovi i tha Llavanit: Dërgomë, që të vete ndë vënt tim, edhe ndë dhethit tim, 26nëmë grat’ e mia, edhe djemt’ e mi, për të cilatë të shërbeva, që të shkonj, sepse ti e njeh shërbesënë time, që të shërbeva. 27Edhe Llavani i tha ati: Të lutem, të gjenj hirë përpara teje, e njoha nga puna, se Zoti më bekoi nga puna jote. 28Edhe tha: Shquajmë pagënë tënde, edhe (ta) kam për të dhënë.
29Edhe (ay) i tha ati: Ti e di se qysh të kam shërbyerë, edhe sa qenë bagëtit’ e tua bashkë me mua, 30sepse sa kishnje para meje (ishinë) të paka, edhe (tashi) u shtuanë fort tepërë, edhe Zoti t’i bekoi mbë këmbët time, edhe tashi kurë do të ndërtonj edhe unë shtëpi për vetëhenë time? 31Edhe (ay) tha: Ç’të ap ty? Edhe Jakovi tha: S’më ke për të dhënë farë gjëje, ndë më bëfsh këtë punë, përsëri do të kullot tufënë tënde (edhe) t’(e) ruanj, 32të shkonj sot për mes gjithë tufësë sate, tuke ndarë prej asaj çdo dele që ësht’ e larme edhe me pulla, edhe çdo qënq të zeshkëtë prej shqerrash, edhe çdo dhi të larme edhe me pulla ndë mest të dhivet, edhe (këto të jenë) për pagënë time, 33edhe këtu e tutie dreitëria ime do të dëshmonjë për mua, kur të vinj përpara teje për pagënë time, cilado që të mos jet’ e larme e me pulla ndërmest dhish, edhe e zeshkëtë ndërmest shqerravet, do të kluhet e viedhurë prej meje.
34Edhe Llavani tha: Kështu le të jetë pas fialësë sate. 35Edhe atë ditë ndau veç sqepët’ e larm e me pulla, edhe gjithë dhitë që ishinë të larme e me pulla, gjithë sa ishinë të bardha, edhe gjithë sa ishinë të zeshkëta ndërmest të shqerravet, edhe ua dha ndë duart të bijet ati, 36edhe vuri tri dit udhë ndërmes vetëhesë ti edhe Jakovit, edhe Jakovi kulloste ato që mbetnë prej tufësë Llavanit.
37Edhe Jakovi mori për vetëhen’ e ti shkopinj të njomë prej plepi, e prej arre, e prej rrapi, edhe u çvoshku atyre cipënë vënde-vënde, kaqë sa dukej të bardhëtë ndë shkopinjt, 38edhe vuri ata shkopinjtë që çvoshku cipënë, ndë vija të ujit, ndëpër magjet, atie tek vininë dhëntë e pinin’ ujë, që të mbarseshinë tufatë tek vininë e pinin’ ujë. 39Edhe mbarseshin’ (ato) tufatë që shihinë shkopinjtë, edhe pillinë shqerra të larme, e pikaloshe, e me pulla.
40Edhe Jakovi ndau veç shqerratë, edhe u ktheu faqetë dhënet të tufësë Llavanit nga të larmetë, e nga gjithë të zeshkatë, edhe tufat’ e ti i vuri veç, edhe nuk’ i vuri ato bashkë me dhënt e Llavanit. 41Edhe nd’atë kohë kur vininë të mbarseshinë dhënt’ e lashtë, Jakovi vuri shkopinjtë ndëpër vijat përpara syvet tufësë, që të mbarseshinë (tuke parë) shkopinjtë, 42po kur ishinë të kërthinja dhëntë, nuk’ (i) vinte, edhe kështu të kërthinjat’ ishinë të Llavanit, edhe të lashtatë të Jakovit. 43Edhe njeriu hipi fort shumë, edhe fitoi shumë tufa, e shërbëtore, e shërbëtorë, e kamille, e gomarë.

Currently Selected:

të bërëtë 30: AL1884

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy