YouVersion Logo
Search Icon

të bërëtë 23

23
1Edhe Sarra rroi një qint e njëzet e shtatë viet, (këta janë) viet e jetësë Sarrësë. 2Edhe Sarra vdiq ndë Kiriath-arba, e cila (është) Hebrona ndë dhe të Hanaanit, edhe Avraami erdhi që të klante Sarrënë, e të mbante zi për atë.
3Edhe Avraami u ngrit përpara të vdekurit ti, edhe u foli të bijet Hethit, tuke thënë: 4Unë (jam) i huajë edhe ndë dhe të huajë ndërmest juve, epmëni dhé për varr ndërmest juve, që të kllas të vdekurinë tim nga syt’ e mi. 5Të bijt’ e Hethit iu përgjeqnë Avraamit, tuke i thënë ati: 6Pa dëgjona, o zoti im, Ti (je) ndërmes neve një zotëri prej Perëndie, kall ndë varr të vdekurinë tënt ndë më të mirinë nga varretë tanë, asndonjë prej nesh s’të ka për të ndalë varrin’ e ti, që të kallsh të vdekurinë tënt.
7Atëhere u ngre Avraami, e i unji kryetë gjëndëjesë vëndit, të bijet Hethit, 8edhe u foli atyre, tuke thënë: Ndë u do zëmëra juve të kllas të vdekurinë tim nga syt’ e mi, dëgjomëni, thojni për mua Efronit të birit Zoharit, 9edhe le të më apë shpellën’ e ati Mahpellahënë, që është mbanët t’arësë ti, me pagë të plotë le të ma apë atë, për vënt varri ndërmest juve. 10Edhe Efroni po rrinte ndë mest të bijet Hethit, edhe Efron Hititi iu përgjeq Avraamit përpara të bijet Hethit që të dëgjoninë gjith’ ata që kishinë hyrë ndë portët të qytetit ati, tuke thënë: 11Jo, o zoti im, dëgjomë: T’ap arënë, t’ap edhe shpellënë që është nd’atë, përpara të bijet gjëndëjesë sime t’i ap ato ty, kall ndë varr të vdekurinë tënt.
12Edhe Avraami unji kryetë përpara gjëndëjesë vëndit, 13edhe i tha Efronit përpara gjithë gjëndëjesë vëndit që të dëgjoninë, tuke thënë: Ndë (daç) ti, të lutem dëgjomë: do t’ap ty argjëndin’ e arësë, merre prej meje, edhe do të vë ndë varr të vdekurinë tim atie. 14Edhe Efroni iu përgjeq Avraamit, e i tha: 15Dëgjomë, o zoti im. Dhe katrë qint shekëlla argjëndi, ç’është ndërmest meje e teje; kall ndë varr pra të vdekurinë tënt.
16Edhe Avraami dëgjoi Efroninë, edhe Avraami i peshoi argjëndinë’ Efronit, që tha përpara të bijet Hethit, katrë qint shekëlla argjëndi, që shkonte ndëpër tregëtarët.
17Edhe ara e Efronit, që (ishte) ndë Mahpellahë, përpara Mamresë, ara, edhe shpella që ishte nd’atë, edhe gjithë drunjtë që ishinë nd’arët edhe përqark gjith’ atyre kufinjvet, iu siguruan’ 18Avraamit për dhen’ e ti, përpara të bijvet Hethit, përpara gjith’ atyreve që hynin’ e dilinë ndë portët të qytetit ati.
19Edhe pastaj Avraami kalli ndë varr Sarrënë gruan’ e ti ndë shpellët t’arësë Mahpellahësë përpara Mamresë, e cila (është) Hebrona ndë dhe të Hanaanit.
20Edhe ara, edhe shpella që (ishte) nd’atë iu bënë Avraamit për dhé varri prej të bijet Hethit.

Currently Selected:

të bërëtë 23: AL1884

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy