YouVersion Logo
Search Icon

të bërëtë 20

20
1Edhe Avraami u nis andej, nga ana e mesditësë, edhe ndenji ndërmest Kadheshit e Shurit, edhe ndenji i huajë ndë Gjerarë. 2Edhe Avraami tha për Sarrënë gruan’ e ti, (se): Është ime motërë. Edhe Avimelehu mbëreti i Gjerarësë dërgoi, e mori Sarrënë. 3Edhe Perëndia erdhi tek Avimelehu natënë ndë ëndërrë, e i tha: Na ti tek vdes për punë të gruasë që more, sepse ajo është martuarë me burrë. 4Edhe Avimelehu nuk’ ishte afruarë tek ajo, edhe (ay) tha: Zot, a do të vraç një komp të dreitë? 5A nukë më tha ay, (se): Ësht’ ime motërë? Edhe ajo vetë përsëri më tha (se): Është im vëlla. Me të këthiellë të zemrësë sime, edhe me të dreitë të duarvet mia bëra këtë. 6Edhe Perëndia i tha ati nd’ëndërrë: Edhe un’ e di se me të këthiellë të zemrësë sate bëre këtë, andaj edhe unë të ndala të mos fëlenjç tek unë, përandaj nukë të lashë t’i piekç asaj, 7tashi pra epi prapë gruanë burrit, sepse është profit, edhe do të lutetë për ty, edhe do të rronjç, po ndë mos ja dhënç prapë, ta dish se do të vdeç krejt ti, edhe gjithë të tutë.
8Edhe Avimelehu mëngoi ndë mëngjes, edhe thirri gjithë shërbëtorët’ e ti, edhe u foli atyre gjithë këto fialë ndë vesh t’atyre, edhe njerëzit’ u frikësuanë fort. 9Edhe Avimelehu thirri Avraamnë, e i tha: Ç’ (është) këjo që na bëre? Edhe ç’faj të kam bërë unë ty, që prure mbi mua, edhe mbi mbëretërit time faj të math? Bëre një punë tek unë, që nukë duhej të bënej. 10Edhe Avimelehu i tha Avraamit: Ç’pe, që bëre këtë punë? 11Edhe Avraami tha: Sepse unë thashë: Me të vërtetë s’ka frikë Perëndie ndë këtë vënt; edhe do të më vrasënë për gruanë time, 12po me të vërtetë ësht’ ime motërë, e bija tim et, por jo e bij’ e simëje, edhe u bë gruaja ime, 13edhe kur më bëri Perëndia të dal nga shtëpia e tim et, i thashë asaj: Do të më bënjç këtë nderë: ndë çdo vënt që të vemi, thuaj për mua, se: Ky ësht’ im vëlla.
14Edhe Avimelehu mori dhen, e qe, e shërbëtorë, e shërbëtore, e ja dha Avraamit, edhe i dha prapë Sarrënë gruan’ e ati. 15Edhe Avimelehu tha: Na dheu im (tek është) përpara teje, rri ku të të pëlqenjë. 16Edhe Sarrës’ i tha: Na tek i dhashë një mijë argjënde tyt vëllai, na ay (është) për ty një mbulesë sysh ndër gjith’ ata që janë bashkë me ty, edhe bashkë me gjithë (të tierëtë). (Kështu) u qërtua ajo.
17Edhe Avraami iu lut Perëndisë, edhe Perëndia shëndoshi Avimelehunë, edhe gruan’ e ati, edhe shërbëtoret’ e ati, edhe puallnë (djem). 18Sepse Zoti kishte mbyllurë krejt çdo shtrat ndë shtëpi të Avimelehut, për punë të Sarrësë gruas’Avraamit.

Currently Selected:

të bërëtë 20: AL1884

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy